Gjatë qëndrimit në Hagë, kryetari i ALTERNATIVËS për Ndryshim, realizoi vizitën e tij me krerët e UÇK-së.
Kryetari Arifi u takua me Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin dhe u shpreh se gjatë takimit ndau me ta shqetësimin për procesin e padrejtë që po zhvillohet atje, me shpresën se tanimë është koha që ata të gjykohen në liri.
“Besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare në krye me ata që sot bartin emrin e Lirisë!” 🇦🇱