Ai ka kujtuar skenat e tmerrit të përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë. Por, Bobani thotë se nëse gjithçka do të falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu.
“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë. E goditi në kokë. Skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani në emisonin Oxygen në Klan Kosova.
Ai ka treguar se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dhe më pas kishin nisur të shtënat mbi ta.