Ja çfarë po bëjnë të rinjtë në shtëpizat “Verë ndimër”

Shtëpizat e drurit, të cilat gjatë stinës së dimrit përkohësisht vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për organizimin e festivalit “Verë n’dimën”, këtu ku janë të vendosura sot, në oborrin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, janë pa mirëmbajtje nga askush.

Përpos të dëmtuara, në to disa njerëz flenë, disa të tjerë i keqpërdorin për dukuri negative.

Në javën e kaluar RTKlive ka vizituar këto shtëpiza, ku edhe ka bërë disa fotografi në secilën prej tyre dhe kemi parë se pjesa më e madhe e tyre janë të mbushura me mbeturina.

Në disa prej tyre, prej dhjetave sa ka aty, ka edhe dyshekë, jorgan, batanije, shishe të ujit të cilat, si duket, ata që flenë në to i përdorin për pastrim.

Por, këto shtëpiza vërehet se po përdoren edhe për dukuri të këqija.

Për gjendjen e tyre RTKlive ka informuar drejtorin e Drejtorisë të Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliun, njëkohësisht ka kërkuar prej tij informacion se kush është përgjegjës për mirëmbajtjen e tyre.

Musliu ka njoftuar se në bashkëpunim me ndërmarrjen “Hortikultura” janë duke i trajtuar/rregulluar dhe bërë intervenime në instalimet elektrike të tyre, kurse përgjegjësia bie mbi Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës.

“Tani në koordinim me ndërmarrjen ‘Hortikultura’ jemi duke i trajtuar/rregulluar dhe në të njëjtën kohë jemi duke bërë intervenime në instalimet elektrike, ndërsa si përgjegjësi direkte bie mbi Drejtorinë e Kulturës”, ka njoftuar Musliu.