Prindon “supermeni” me rrogë më të madhe se të presidentes: Mbi 3 mijë euro në muaj

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar raportin e saj për vitin 2022, ku përfshihen deklarimet e pasurisë nga zyrtarët shtetëror që paguhen me para nga buxheti i shtetit.

Në raportin e AKK-së, përveç të tjerave deklarohet pasuria e personave që kanë pozita udhëheqëse që nga presidenca, qeveria por edhe kuvendi

Sadriu, në deklarimin e tij të pasurisë ka bërë të ditur se në vitin e fundit ka pasur të hyra vjetore nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes në vlerë prej 37 mijë e 885 eurove.

Pra Sadriu, nëse llogarisim pagën e tij vjetore në baza mujore, i bije që merr rreth 3 mijë e 157 pagë mujore.

Ndërsa në anën tjetër, bashkëshortja e tij, presidentja Osmani, në deklarimin e saj të pasurisë, ka njoftuar se ajo ka pagë (vjetore) si presidente e vendit në vlerë 32 mijë e 922 euro.

Të hyrat e Osmanit, në baza mujore nga rroga si presidente, kapin vlerën rreth 2 mijë e 743 eurove.

 

Kësisoj, nëse llogarisim të hyrat vjetore të Sadriut, në baza mujore dhe të hyrat e presidentes Osmani po ashtu na baza mujore, del që Sadriu merr pagë më të madhe se sa Osmani.

Pra, bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu, merr pagë mujore rreth 400 euro më shumë se sa gruaja e tij që është presidente e Kosovës.

Por, siç shihet në deklarimin e pasurisë, përveç pagave në bazë mujore të llogaritura si të hyra vjetore, Sadriu dhe Osmani, kanë edhe të hyra të tjera.

Sadriu nga ajo siç deklarohet në raport, “Qira nga patundshmëritë (vjetore) Adelaide, Australi Adelaide, Australi”, përfiton 8 mijë e 500 euro të tjera.

Ndërsa Osmani, ndaras nga paga bazë, merr edhe mëditje nga udhëtimet (vjetore) si presidente e Kosovës, të cilat kapin vlerën e 6 mijë e 223 eurove.