FIFA e ka publikuar renditjen e saj të re të kombëtareve, e ku Kosova ka shënuar përmirësim në krahasim me renditjen e kaluar.
“Dardanët” tani renditen në pozitën e 106-të, me 1183.9 pikë, duke e përmirësuar pozitën e tyre për një vend.
Përmirësimi i pozitës në renditjen e FIFA-s vjen pas katër ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji, ku Kombëtarja e Kosovës realizoi dy fitore (kundër Qipros dhe Irlandës së Veriut) dhe dy humbje (kundër Greqisë) në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Pozita e 106-të njëherësh është më e mira për Kosovën që nga anëtarësimi në këtë institucion në vitin 2016.
“Dardanët” do të rikthehen në fushë në muajin shtator, kur do t’i luajnë dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Qipros në “Fadil Vokrri” dhe kundër Irlandës së Veriut në udhëtim.