16-vjeçari nga komuniteti Goran, Elvaris Shuplja, i lindur në fshatin Restelicë të Dragashit, ka pranuar ta vesh fanellën e kombëtarës së Kosovës në Futboll.
Futbollisti i cili është pjesë e skuadrës italiane, Sassuolo, do të jetë pjesë e kombëtarës së Kosovës U-17, në dy ndeshjet miqësore me kombëtaren e Shqipërisë, të cilat do të luhen me 21 dhe 23 qershor në ora 17:30, në stadiumin “Kukës Arena” në Shqipëri.
Ai është futbollisti i parë në histori nga komuniteti goran i cili do ta vesh fanellën e Kosovës.