Sot, në Malishevë prej orës 13:00 është zhvilluar ndeshja miqësore në mes dy klubeve, KF Malisheva dhe KF Drenica.
Golin e fitores për ekipin e Drenicës e shënoi Kreshnik Uka.
Drenica që nga 6 janari ka filluar stërvitjet per sezonin pranveror dhe kjo ishte ndeshja e parë miqësore që nga fillimi i stërvitjeve, ku edhe rezultoi me fitore.
Siç duket, Klubi Drenica veçse e filloi sezonin pranveror në një rrugë të mbarë, e cila synon të vazhdojë po njësoj edhe tutje.
/RTV-Okarina/