Albena Reshitaj ka konfirmuar votën Pro votimit të Trustit.
Reshitaj ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të votojnë pro Trustit ngase siç ka thënë ajo, është kërkesë e qytetarëve.
“Sot Vota ime është Pro Trustit!
Niveli i lartë i çmimeve ka bërë që këtyre ditëve të marr shumë kërkesa nga qytetarët për të përkrahur Projekligjinin që hap mundësinë e tëheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti.
Nga shumë kontakte e takime që kam pasur me qytetarë , konstatimi ka qenë se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e zgjidh krizën ekonomike në vend, por natyrisht se do të jetë ndihmës për të përballuar situatën ekonimike nga trendi i rritjes së çmimeve të konsumit.
Unë kam marr besimin e qytarëve për të qenë Zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, për të qenë pranë tyre dhe me ta kurdo që atyre u nevojitet mbeshtetja ime.
Prandaj sot në përgjigje të të gjithë atyre që më kanë kërkuar mbështetje për miratimin e Projekligjit që hap mundësinë për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti u them se do të votoj PËR .
Gjithashtu ju bëjë ftesë te gjithë kolegëve të mi deputet që ta mbështesin këtë Kërkesë të qytetarëve duke votuar PËR miratimin e këtij Projektligji” shkruan Reshitaj në njoftim./Indeksonline/