Shkolla e futbollit të KF Drenicës ka regjistruar një sukses të madh për grupmoshat e reja.
Pas humbjet në gjysmëfinale nga Drita U17, drenicasit në ndeshjen për vend të 3-të mundën Fushë Kosovën U17 me rezultat 3-2 dhe kështu u renditën të 3-tët, vend ku që të siguron inkuadrimin në Superligën e kësaj grupmoshe.
Faqja zyrtare e KF Drenicës përmes një postimi në “Facebook” ka uruar djelmoshat.
“U17 inkuadrohen në Superligë
Ashtu siç edhe ishte synimi, sot skuadra U17 e klubit tonë, ka arritur të shënoi fitore me rezultat 3:2 perballë Fushë Kosovës, në një ndeshje jashtëzakonisht dramatike.
Më këtë fitore, ‘njomakët’ U17, renditen në pozitën e tretë në Kosovë, dhe automatikisht, jemi inkuadruar në Superligën e Kosovës për grupmoshën U17.
Më këtë sukses, permbyllen aktivitetet zyrtare të Shkollës së Futbollit për këtë edicion.
Urime vendi i tretë!
Urime Superliga!
KFDrenicaU17 🦅🔴⚫️.”