Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se shihet prania në Kosovë e organizatës së disidentit Fetullah Gulen e njohur si FETO.
Sipas tij kjo përbën pengesën kryesore në raportet mes Turqisë dhe Kosovës.
Këto deklarime ai i bëri gjatë konferencë për media pas takimit që kishte me ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla.
“Sa i përket organizatës së Fethullah Gulenit, të njohur si FETO, ai ka thënë se shihet prania e saj në Kosovë dhe se kjo është pengesë.“Natyrisht ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe e raporteve mes vendeve tona. Ekzistenca e FETO-s po bën punë për të helmuar raportet tona. Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë, po e zbaton në Kosovë. Po e vështrojmë këtë. Me një anë tentojnë të helmojnë të rinjtë, dhe investojnë në media, e në anën tjetër shohin të infiltrohen në institucione shtetërore. Është shqetësuese për ne. Mos i merrni parasysh fjalët e vendeve tjera që ju thonë mbështesni ata”, tha Cavusoglu.
Kryediplomati turk theksoi se vendi i tij e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe rrugën e saj euroatlantike.
“E mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës e integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në instanca si organizata euroatlantike. Marrëveshja e tregtisë së lirë që kemi nënshkruar dy vendet ka sjellë sukses.