Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion, shkak reshjet e borës

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion pas reshjeve të borës që kanë filluar të bien.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezentë në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në njoftimin e policisë.

/RTV-OKARINA