Nuk janë të rralla rastet e konflikteve mes bashkëshortëve në Kosovë, të cilët si pasojë e mosmarrëveshjeve shpesh përfundojnë në Polici. Një rast i tillë, por jo i zakonshëm ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kërstec të komunës së Dragashit.
Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit për rregullimin e inventarit të dhomës, çka bëri gruan që ta godas me thikë bashkëshortin e saj.
Edhe ky i fundit, më parë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila deklaroi në Polici se burrin e sulmoi me thikë në vetëmbrojtje.
Me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe të dy janë liruar.