Testi i maturës del në rrjete sociale pak minuta pasi nisi: Kopjim masiv me telefonë

Para pak minutash ka nisur Testi i Maturës.

E edhe këtë vit, ashtu si vitet tjera, problematikë kryesore po është kopjimi me anë të telefonëve, shkruan lajmi.net.

Testet e maturës janë shpërndarë me të madhe në rrjete sociale.

Lajmi.net ka parë se edhë në “Viber” janë krijuar grupe të veçanta ku maturantët po i dërgojnë me të madhe testet dhe përgjigjet e pyetjeve.

Kjo dëshmon se kontrolli për telefonë lë për të dëshiruar, ani pse përdorimi i tij gjatë provimit është RREPTËSISHT i ndaluar.