Vazhdon protesta/ Veteranët e revoltuar kërkojnë rritje të pensionit

Po bëhen tri orë prej kur ka nisur protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Ata janë të vendosur të protestojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, në rritjen e pensioneve paralel me pagën minimale.

Protestës i janë bashkuar veteranë të rajoneve të ndryshme ndërsa ajo aktualisht është e qetë ani pse ka individ që janë tejet të revoltuar me situatën e krijuar brenda kuvendit./IndeksOnline/