OBSh dhe Gjermania ndihmojnë MSh-në me 2.17 milionë euro pajisje dhe produkte për përballje me pandeminë, njofton Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare FB ka bërë të ditur se Donacioni i Qeverisë Gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe e Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milion euro, për përballje me pandeminë.

“Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe, mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësor që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid -19.

Solidaritetin e OBSh-së dhe Qeverisë gjermane e vlerësoj jashtëzakonisht shumë sidomos në këtë kohë të pandemisë, andaj, shpreh respektin më të thellë për kontributin e tyre të vazhduar përfshirë edhe këtë donacion”, ka shkruar Zemaj.

Ai na fund ka falënderuar OSHN-në dhe Gjermaninë, për përkrahjen e mëtejme në favor të  ruajtjes dhe përparimit të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.   /RTV-OKARINA