Pushtet autoritar, Lushtaku e Nura largojnë nga puna njeriun që dha kontribut për Skenderajn

Pusheti i egër i Sami Lushtakut e Fadil Nurës kanë larguar nga puna Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Eko Natyra” Sh.A në Skenderaj, Arben Veliu.
Për këtë shkarkim ka shkruar vetë z. Veliu i cili ka thënë se ne pozitën e kryeshefit isha i zgjedhur me konkurs, shkollimi dhe përvoja menaxheriale me sollën deri të kjo detyrë.
Ja njoftimi i tij i plotë:
Njoftim!
Ishte kënaqësi dhe përgjegjësi që për 10 muaj të jem Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Eko Natyra” Sh.A në Skenderaj. Por, ju njoftoj se bordi, dje në mbledhjen e dt: 14.06.2022 ka marrë vendim për shkarkimin tim nga kjo detyrë.
Falënderoj të gjithë kolegët e punës për bashkëpunimin që kishim, duke i konsideruar mundësitë e kufizuara teknike dhe financiare, besoj që i kemi tejkaluar pritshmëritë me punë të palodhshme për të mirën e qytetit tonë.
Nga pika zero, për 10 muaj kemi arritë që puna e NPL “Eko Natyra” Sh.A, të vlerësohet nga të gjithë qytetaret. Sot, këtë ndërmarrje po e lë më 40 të punësuar dhe me rezultate që mund të shihen e vlerësohen në cdo kënd të qytetit.
Me dt: 31.05.2022, në raportimin tre mujor qe ne e kemi të obliguar të bëjmë para bordit, i njëjti e ka aprovuar atë raport. E vlerësoj lartë bashkëpunimin korrekt që kishim me bordin e NPL-së, njëherit i kuptoj për vendimin që kanë marrë, pasi qe kanë qenë nën presionin e ‘Politikes Ditore’.
Edhe pse e kuptoj vendimin, sigurisht që bordi duhet t’i japë disa arsye që e kanë dërguar në marrjen e këtij vendimi. Duke marrë parasysh që unë asnjëherë nuk kam marrë ndonjë vëretje nga ky bord. Të nderuar miq, nuk dua t’ju ngarkoj ne këtë njoftim më fakte e dokumente që e vertetojnë, se une jo që nuk kam marrë vëretje, por cdoherë puna ime është lavduar. Megjithatë, këto dokumente do i bej publike në gjykatë.
Ne pozitën e kryeshefit isha i zgjedhur me konkurs, shkollimi dhe përvoja menaxheriale me sollën deri të kjo detyrë.
Sipas besimit tim të thellë, arsyeja e vetme për shkarkimin tim është se jam punësuar në kohen kur me Skenderajn qeveriste z. Bekim Jashari dhe kam qenë përkrahes i tij. Perkrahës i tij vazhdoj të jem!, edhe…?
Por tani kjo pozitë ju duhet për ata qe ju kanë premtuar se do i punësojnë.
Uroj që NPL “Eko Natyra” Sh.A të rroj më gjatë se politika ditore që bëhet në kafe.
Me respekt Arben Veliu.