Vazhdojnë dorëheqjet në AKR, dega në Skënderaj

 

Pas dorëheqjes disa ditë më parë të Musa Dervishaj, kryetarit të AKR-së, dega në Skënderaj, sot dha dorëheqje edhe nënkryetari Xhavit Spahija.

Pas marrjes së informatës për këtë dorëheqje, RTV Okarina ka kontaktuar me Xhavit Spahija, i cili e konfirmoi dorëheqjen e tij dhe një numri të madh të anëtarëve të kryesisë, një prej tyre edhe Hysni Sejdiu.

 

 

Sipas Spahijaj, kjo dorëheqje erdhi si pasojë e pakënaqësisë dhe mospajtimit me politikat e fundit të partisë.

/RTV-Okarina/