Kosova pëson edhe një humbje nga Greqia dhe humbë gjasat për vendin e parë

Greqia ka fituar me rezultat 2-0 kundër Kosovës dhe siguron vendin e parë në grup.

Një ndeshje që u zhvillua në një ambient aspak miqësor u dominua nga vendasit dhe kështu morën 3 pikët që i duheshin.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Giakoumakis në minutën 71′,

Pas golit të parë ndeshja u ndërpre për mbi 5 minuta pasi grekët hudhen mjete piroteknike në drejtim të tifozëve “Dardan”.

Golin e dytë e shënoi Petros Mantalos në minutën 90+9′ shtesë.

Greqia tani ka 12 pikë, kurse Kosova mbetet e dyta me 6 pikë, Qipro ndodhet e treta me 2 pikë, po aq sa dhe Irlanda e Veriut.