Ky është 36-vjeçari nga Prishtina që rrahu nënën e tij 63-vjeçare

Një rast dhune në familje ka ndodhur dje në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinë, ku viktimë ishte një nënë e cila u rrah nga djali i saj.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u arrestua nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij 63-vjeçare është Benet Haxha.

Haxha u denoncua në Polici për veprën penale dhunë në familje dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit.

63-vjeçara dyshohet se u sulmua me karrige nga i biri, duke pësuar lëndime trupore, për çka mori trajtim mjekësor në spital.

Për shkak të shqetësimit pas situatës që i ndodhi në shtëpi dhe me qëllim të parandalimit të të keqes që mund t’i vijë nga djali, ajo ka kërkuar  që të pajiset me urdhërmbrojtje nga Gjykata.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.