Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në listën e VV-së.
Nga ana e tij, kreu i LVV-së ka thënë se do të garojnë bashkë për të fituar bashkë.
“Ne do të garojmë bashkë që do të fitojmë bashkë, për shkak se janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, Llap, Besianë në Kosovë nuk ka më zgjedhje sepse ka referendum, edhe me 14 shkurt nuk është më situate e vjetër”, ka thënë Kurti.
“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues për të arritur fitore, por lista dorëzohet më 16 janar. Marrëveshja është në mes LVV dhe listës që udhëheqë unë”, ka thënë nga ana e saj Osmani.
“Do të punojmë bashkë dhe do ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Ibrahim Rrugovës e Adem Jasharit. Kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve”, ka shtuar Osmani.
/RTV-OKARINA