Poshtëruese: Presidenca e Qeveria mbjellin mbi 800 mijë drunjë në Komuna, asnjë në Skenderaj

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar që bashkë me Presidencën kanë mbjellur deri me tani 848,106 fidane të reja.

Ajo çka bie në sy është që në listen e publikuar të komunave me numrin e fidaneve të mbjellura nuk shihet komuna e Skenderajt askund.

A është bërë kjo me qëllim apo çfarë ka ngjarë në të vertetë ne presim përgjigje nga Ministria dhe Presidenca, shkruan RTV Okarina.

Postimi i plotë i Ministrit Aliu:

“U bënë plot 365 ditë që nga zotimi për mbjelljen e 1 milion 🌳 drunjëve.

Bashkë me Presidentën e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, u zotuam se do ta bëjmë edhe më të bukur e më të këndshëm ambientin përreth nesh.

Kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në përmbushjen e një viti të plotë që nga fillimi i mbjelljeve, nëpër komunat e Kosovës tashmë janë mbjellur 848,106 fidane të reja, e në muajt në vijim, do të vazhdojë bashkëpunimi me biznese, komuna dhe mërgatën për ripyllëzim e gjelbërim të mëtejshëm.

#Mbrojtja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët.

#Për ditë më të gjelbra, pyje më të mbrojtura e mjedis më të shëndetshëm. 🌱 🌳 🌍 ✅