30 të vdekur deri tani nga shpërthimi në një depo në Banglladesh

Ka shkuar në 30 numri i të vdekurve si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një depo në qytetin Chittagong në Bangladesh.

Po ashtu raportohet se qindra persona janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.

Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60 përqind deri në 90 përqind të trupave të tyre, tha një mjek në spitalin që trajton të plagosurit për AFP.

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.
Sipas mediave lokale nga kontejnerët në depo besohet të kenë pasur kimikate.

Shpërthimi thuhet se theu xhamat e disa ndërtesave aty pranë dhe u ndje nga zona deri në 4 kilometra larg.