Bajram Bega është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.
Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.
Prej tyre, 74 ishin deputetë të Partisë Socialiste, 8 të opozitës përkatësisht Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe 3 nga Partia Social Demokrate.
Në nisje të seancës, ishin të pranishëm 103 deputetë, nga të cilët 26 deputetë të opozitës.
Por, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët demokratë në mbështetje të tij bojkotuan procesin pak para votimit.