Ish-ushtari i UÇK-së, Hajzer Duraku është gjetur i vdekur në orët e hershme të mëngjesit në shtëpinë e tij, në Skenderajt.
79 vjeçari mbante pesë plumba në trup, që i kishte marrë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999.
Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta të policisë se Duraku dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Ai ishte gjetur i varur në shtëpinë e tij, në fshatin Burojë nga njësiste relevante të policisë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.
“Vdekje dyshimtë. Sot, rreth orës 06:30, është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar.Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zaiti për Insajderin.