Kosova e fillon me fitore ciklin e ri të Ligës së Kombeve

Kosova ka marrë një fitore të pastër 2-0 si musafire e Qipros në stadiumin “AEK Arena” në kuadër të ligës C në grupin 2.

Një pjesë e parë e dobët nga “Dardanët” me një lojë të dobët, ku rastin më serioz e kishte Zhegrova në minutën e fundit të kësaj pjese.

Në pjesën e dytë Kosova u paraqit shumë më mirë duke e shpejtuar ritmin e ndeshjes dhe si rrjedhojë shënuan dy gola.

Fillimisht Valon Berisha zhbllokoi ndeshjen në minutën 65′ me një goditje të bukur nga jashtë zone pas asistimit të Vedat Muriqit.

Goli i dytë erdhi nga Edon Zhegrova, i cili e bëri “për pesë pare” mbrojtësin serb Alexander Gogic duke e dribluar dhe turpëruar, e më pos e dërgoi sulmuesi ansor topin në fundin e rrjetës.

Një fitore e mirë se ardhur për Kosovën e cila e fillon këtë kampanj në mënyrë shumë të mirë.