Osmani deklarohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Presidentja e Kosovës po qëndron në Pejë për një vizitë.

Gjatë konferencë për media, Osmani ka folur edhe për çështjen e tërheqjes së 30 % të mjeteve nga Trusti.

Osmani ka thënë se ky vendim i takon Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve.

“Sa i përket Trustit ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe dua ti inkurajojë deputetët që të marrin një vendim i cili mbron interesin afatgjatë të qytetarëve dhe në momentin që ata e marrin vendimin që në formë Ligji nëse kalon do të vjen te unë në presidencë për shqyrtim”.

Lidhur më këtë çështje në Kosovë ditë më parë është organizuar një protestë ku është kërkuar tërheqja e 30 % mjeteve nga Trusti.