Komuna e Skenderajt, ka njoftuar që nesër, me datë 01.06.2022, do të nënshkruajë marrëveshjen me Kompaninë TehnoBurimi për fillimin e ndërtimit të fabrikës në Polac të Skenderajt, në vlerën e 4 milionë eurove.
Pavarësisht kundërshtimeve nga banorët Fadil Nura e Sami Lushtaku kanë vendosur që të japin në shfrytëzim pronën komunale për ndërtimin e betonierkes në vendin e shkollës së vjetër të Polacit, duke e rrënuar shkollën e këtij fshati.
Njoftimii plotë i komunës:
Komuna e Skenderajt ju fton në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë TehnoBurimi për fillimin e ndërtimit të fabrikës në Polac të Skenderajt, në vlerën e 4 milionë eurove.
Marrëveshja nënshkruhet të mërkurën (01.06.2022) në orën 12:00 në objektin e Komunës së Skenderajt kurse ceremonia e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e fabrikës e cila do të punësojë rreth 100 punëtorë fillon në ora 13:00 në Polac (Magjistralja Skenderaj-Drenas, kilometri i dytë).
Ju mirëpresim!