Kalush Orchestra, grupi muzikor i cili fitoi “Eurovision Song Contest” ka shitur trofeun për të blerë drone.
Ata thonë se e kanë bërë këtë për të ndihmuar shtetin e tyre, Ukrainën, që po kalon një periudhë të vështirë për shkak të invazionit rus.
Mikrofoni i kristaltë, i cili është trofeu i triumfit, u hudh në shitje në Facebook, teksa u dha për 900 mijë dollarë.
Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut të Berlinit.
Me paratë e fituara nga shitja, Ukraina planifikon të blejë tre drone PD-2.
Shteti është përdorues i madh i dronëve, si për të luftuar, ashtu edhe për të zbuluar vendluftimet.