Sami Lushtaku e Fadil Nura kundër maturantëve, reagon Lista e Bekim Jasharit

“Keq-qeverisja e sotme në Skenderaj, përveq keqpërdorimit dhe manipulimit të parasë publike ka vendosur që të keqpërdorë edhe paratë e maturantëve të komunës sonë, duke i kushtëzuar ata se ku të mbajnë mbrëmjen e matures, të cilën ata e paguajnë me para të familjeve të tyre.

Kështu pushteti aktual në Skenderaj, në vend që t’i përkrahë maturantët, të organizojë kurse përgatitore për orientim në karrierë apo ndonjë aktivitet tjetër në përcjellje të tyre, është kujdesur që paratë e maturantëve t’i dergojë tek biznesi i afërt me ta dhe politikën e tyre, në restaurantin që për 4 muaj kanë shpenzuar dreka e darka rreth 10 mijë euro.

Për informimin e drejtë, maturantët e gjimnazit “Hamëz Jashari” kishin vendosur që mbrëmjen e tyre të matures ta kalojnë në një restaurant tjetër në Skenderaj, me një hapësirë më të madhe dhe me një çmim më të lirë, por ishte pushteti i Sami Lushtakut e Fadil Nures që ua ndaloj maturantëve që të zgjedhin dhe ua përcaktoj që mbrëmjen ta mbajnë në restaurantin e koleges së tyre në strukturat partiake.

Duke e dënuar ashpër këtë veprim aspak demokratik dhe kundër vullnetit të të rinjve të Skenderajt, kërkojmë nga pushteti aktual që të ndalin veprimet e tilla dhe të respektojnë vullnetin e maturantëve tonë”, shkuar Lista e Pavarur Bekim Jashari.