Kapet i dyshuari për vrasjen e dy familjarëve në veri të Mitrovicës

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen babait dhe vëllait, sot në mëngjes në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandati rajonal, Besim Hoti.

“I dyshuari besohet se me mjet të mprehtë thikë, për vdekje ka lënduar vëllanë dhe babanë e tij. I dyshuari është arrestuar. Ngjarja tragjike ka ndodhur brenda banesës familjare”, ka thënë Hoti.

Hoti poashtu konfirmoi se i dyshuari ka qenë binjak me vëllanë tashmë të ndjerë.

Ndërkohë, KosovaPress raporton se bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq. Për këtë të fundit, mësohet se vite më parë ka qenë kryetar i Divizionit te Gjykates se Apelit në Mitrovicë.