Lufta në Ukrainë ka dëshmuar se mbështetja e Perëndimit në energjinë ruse ishte “e gabuar” dhe “e rrezikshme”, ka thënë kreu i NATO-s.
Jens Stoltenberg tutje deklaroi se tregtia e lirë në tregun e gazit natyror i kishte dhënë Rusisë “një mjet për të frikësuar dhe përdorur kundër nesh”, duke shtuar se kjo ishte “demostruar qartë” muajt e fundit.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ai tha: “Tregtia ndërkombëtare ka sjellë padyshim një prosperitet të madh. Por ne duhet të pranojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë pasoja për sigurinë tonë”, u shpreh ai.
“Liria është më e rëndësishme se tregtia e lirë. Mbrojtja e vlerave tona është më e rëndësishme se fitimi.”
Stoltenberg shtoi se rreziqet shtriheshin përtej energjisë tek eksporti i teknologjive të avancuara dhe kontrolli mbi infrastrukturën kryesore si 5G.
Ai tha: “Kjo ka të bëjë me Rusinë, por edhe me Kinën, një tjetër regjim autoritar që nuk ndan vlerat tona dhe minon rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.