Infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë protestojnë nesër, ka 3 muaj që s’janë paguar

Infermierët që u angazhuan gjatë pandemisë protestojnë nesër, ka 3 muaj që s’janë paguar

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.


Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

Përmes një komunikate për medie, Sindikata e Infermierëve të Kosovës me kohë ka kërkuar nga institucionet qoftë përmes reagimeve apo edhe deklarimeve publike që ekzekutimi i pagave të bëhet urgjentisht duke pas parasysh faktin që ndonjë ka mundësi që të varet vetëm nga kjo pagë.

“Po ashtu Sindikata e Infermierëve të Kosovë ka kërkuar dhe kërkon që kontratat e këtyre profesionistëve të vazhdohen, ndërsa të gjinden modalitet që të kthehen në kontrata të rregullta, marrë parasysh mungesë e madhe dhe mbingarkesën e skajshme të stafit infermieror. Thënë këtë, Sindikata e Infermierëve të Kosovës e mbështetë plotësisht protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme nga kolegët tanë dhe e konsideron të arsyeshme dhe legjitime”, thuhet në komunikatë.

Protesta do të fillojë nga ora 09:00 deri në 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.