Baton Zabërgja largohet nga Drenica pas dy sezonesh

Baton Zabërgja dhe Drenica kanë përfunduar tashmë bashkëpunimin dhe lojtari i talentuar është i lirë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Zabërgja falënderoi klubin, bashkëlojtarët, qytetin dhe tifozët e Drenicës për këto dy vite.

“Faleminderit Drenicë, nga sot sa i perket fushes së blert, ndersa sipas kontrates nga 30 qershori , do i ndajmë rrugët , me zemer e perkrahje morale ,çdo her me ju !🙏⚫🔴

Faleminderit Drenicë , trevë e trimeris, bujaris, mikpritjes , respektit e sportit !
Për këto dy edicione sa isha pjesë e FC ,,Drenica” edhe pse fillimi ishte paksa i vështirë, ju më mbështet dhe më dhat vendin që meritojë, në klubin e juaj te zemres, une me aq sa munda e djersita me nder e krenari fanellen e klubit , besoje se nuk kurseva asgje , pavarsisht se gjat rrugetimit kishim reniet e ngritjet per arsyejet te njohura nga ju dhe une , une sot Drenicen me ter qenien do të dëshiroja ta shifja ne arenen nderkombetare sepse e meriton , megjithate bujaria juajë me beri te ndjehem si ne shtepin time dhe ti tejkalojm te gjitha dhe te japim aq sa mundem !
Faleminderit bashkëlojtarve , kryesive, tifozeris ,, Shqiponjat e zeza, qe pata rastin ti takoje ne ket periudh , faleminderit Drenicë heroike , ju prift e mbara tutje me realizimin e cdo ëndrre te klubit, tifozeris e gjith treves , respekt !⚫🔴🙏!”

Baton Zabërgja ka luajtur në total 56 ndeshje me Drenicën duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 5 asistime.