Edhe një përfaqësim dinjitoz për komunën e Skenderajt

Blerta Abazi, Shaban Xani dhe Valmira Osmani po përfaqësojnë studentët dhe të rinjtë nga komuna jonë në samitin ndërkombëtar “LEAP Croatia”. Samiti ngërthen në vete: lidership, menaxhim, rini, vullnetarizëm, teknologji, kulturë dhe art i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Ata patën fatin të përzgjidhen për të marr pjesë në këtë ngjarje kaq të madhe ku ka pjesëmarrës nga e gjithë bota e që në total arrijnë mbi 400 pjesëmarrës!
Ata gjatë ditëve tjera kanë vizituar edhe parlamentin kroat e që u priten përzemërsisht nga deputetja e vetme shqiptare Ermina Lekaj Prlaskaj për të shikuar bashkëpunimet studentore dhe marrëveshjet e mundshme si një mundësi shkëmbimi dhe studimi për të rinjët tanë.
Përpos këtij takimi ata patën nderin të takonin edhe kryetarin e Unionit Shqiptar në Kroaci, Esat Çollaku dhe kabinetin e tij për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të të rinjëve shqiptar në Kosovë dhe atyre në Kroaci.
Studentët dhe rinia janë përfaqësimi ynë më i miri dhe më i fuqishmi!