Drenica merr tre pikët, por situata në tabelë nuk ndryshon

Drenica ka mposhtur Ballkanin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 35-të të BKT Superligës.

Drenicës i duheshin tre pikët dhe ia doli t’i merrte edhe pse pjesa e parë ishte me pak raste, madje Drenica nuk kishte asnjë goditje drejt portës.

Në pjesën e dytë trajneri Lushtaku bëri dy zëvendësime duke inkuadruar Ukën e Abazin, ndryshime kto të cilat ia sollën fitoren.

Fillimisht kampionët suharekas shënuan një gol të bukur me Lumbardh Dellovën në minutën 54′, por katër minuta më vonë Armend Abazi barazoi me kokë për 1-1.

Golin e epërsisë për drenicasit e shënoi Genc Hamiti në minurën 71′, kurse fitoren e vulosi Kreshnik Uka me një parabol të bukur në minutën 90′.

Edhe pas kësaj fitoreje Drenica mbetet serish në pozitën e 8-të pasi Malisheva mundi 4-3 Gjilanin, kurse Dukagjini mundi Llapin 3-2.

Drenica në xhiron e fundit do të përballet me Feronikelin në Drenas, kurse kundërshtarët direkt në luftën për mbijetes do të përballen mes vete në Malishevë me vendasit që presin Dukagjinin.