Bekim Jashari nderon heroin, Malush Ahmeti në përvjetorin e rënies

 

 

Bekim Jashari

Postimi i tij i plotë:

“Në 23 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Komandant Malush Ahmeti, bashkë me gjeneralë e komandantë të UÇK-së, djemtë e heroit, asambleistë e qytetarë, bëmë homazhe te varri i tij në fshatin Rezallë.

Njëkohësisht morëm pjesë edhe në shënimin e përvjetorit të rënies heroike të luftëtarit të Lirisë, dëshmorit të kombit, Malush Ahmeti, me ç’rast zbuluam bustin e heroit, emrin e të cilit me krenari mbanë shkolla e fshatit Rezallë, e cila dha aq shumë për Lirinë tonë.

Rezalla, me luftëtarët e Lirisë, me dëshmorët dhe martirët e masakrës që populli serb bëri mbi civilët shqiptar mbetet vend i sakrificës dhe shembull i rezistencës për Liri e Pavarësi.

Sot, me nder e krenari përkulemi para jetës dhe veprës sublime të komandantit Malush Ahmeti, i cili përveq sakrificës së tij, lufta ia mori edhe djalin 7 vjeçar, Leutrimin, i cili ra pasi u plagos rëndë para syve të nënës së tij.

Sot, 23 vit pas çlirimit, e kemi obligim që krahas nderimit të dëshmorëve dhe historisë sonë të lavdishme, të punojmë në jetësimin e amanetit të tyre për një Kosovë të zhvilluar dhe përspektivë për të rinjtë tonë.

Lavdi heroit të kombit, komandant Malush Ahmeti dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Urime Dita e Shkollës nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës Malush Ahmeti!”