Trofeu i Botërorit vjen për herë të parë në Kosovë 

Trofeu i Botërorit vjen për herë të parë në Kosovë

Një ngjarje e madhe po vjen! Kupa e Botës, trofeu origjinal që e kanë ngritur vetëm kampionët po vjen për herë të parë në Kosovë. Federata e Futbollit të Kosovës do të jetë aty, por shumë lehtë mund të jetë secili dashamir i futbollit, ngaqë kjo ngjarje do të jetë atraksion i veçantë. Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.

Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj, në hotel “Emerald” në Prishtinë.