Bekim dhe Lulzim Jashari, nga familja heroike Jashari, sot morën pjesë në në ceremoninë ushtarake të rivarrimit të dy vëllezërve dëshmorë, bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, Aruq dhe Rrustem Hoti, me ç’rast vendosen lule e bënë homazhe në vendin ku tash e tutje do të pushojnë eshtrat e tyre, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt.
Fatkeqësisht në këtë ceremoni munguan udhëheqësit e komunës së Skenderajt, të cilët nuk u interesuan fare për këta dëshmorë.
Ja postim i i plotë i Bekim Jasharit:
“Bashkë me Lulzimin, gjeneral Ilaz Derguti dhe bashkëluftëtarë tjerë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, morëm pjesë në ceremoninë ushtarake të rivarrimit të dy vëllezërve dëshmorë, bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, Aruq dhe Rrustem Hoti, me ç’rast vendosem lule e bëmë homazhe në vendin ku tash e tutje do të pushojnë eshtrat e tyre, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt.
Aruq e Rrustem Hoti, ishin nder luftëtarët më të vendosur të asaj kohe, të cilët luftuan deri në rënie pa u trembur fare, kundër qetnikëve serb.
Kontributi i tyre është dhe do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme dhe rrugës së gjatë të popullit tonë për Liri e Pavarësi.
Lavdi!” /RTV Okarina/