Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se e ka vizituar edhe kampusin e kompanisë së famshme Microsoft në Silicon Valley të ShBA-së.
Më anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai bëri të ditur se ndjehet i nderuar nga ftesa që i është bërë për vizitën në fjalë, ku tha se folën për mundësinë atraktive të investimit në Kosovë në sektorin e teknologjisë informative.