Kërcënimi me kallashnikov nuk ua trembi syrin.
Madje, rezistencën ndaj hajnave punëtorët e një pompe të derivateve e familjes Bajraktari nga Skenderaj në Maxhunaj të Vushtrrisë e bënë me karrige
Natën e së hënës, ua ndalën turrin tre personave që kishin shkuar aty për të vjedhur.
Pa marrë gjë dhe në këmbë, hajnat ikën në drejtim të Prishtinës.
Në kohën kur ngjarja ndodhi në marketin e pompës, pos stafit, kishte edhe myshterinj/rtvokarina/