Klubi i Goalballit Mitrovica sot është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2021-2022 dhe për mitrovicasit ky ishte titulli i parë në histori të kulubit.
Fillimisht K.G. Mitrovica fituan grupin A, ku në 10 ndeshje të zhvilluara morën 9 fitore dhe pësuan vetëm një humbje.
Në gjysmëfinale mitrovicasit përballeshin me kampionin në fuqi, K.G. Gjilanin të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 11-1 dhe i rrëzuan nga froni.
Në anën tjetër u përballën dy skuadrat pejane K.G. Peja – QBMK ‘Xheladin Deda”, ku të parët u treguan më të suksesshëm dhe u kualifikuan në finale.
Fillimisht në palestrën “Minatori” u zhvillua ndeshja për vend të tretë të cilën e fituan gjilanasit, më pas erdhi dhe koha e finales së madhe, të cilën e fituan K.G. Mitrovica duke mundur K.G. Pejën me rezultat 15-9.
Goalballi është sport i veçantë i cili praktikohet rregullisht që nga viti 2005 në Kosovë.