Vendim/ Grevë më 12 maj nga çerdhet deri te universitetet, paralajmërohen veprime radikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës edhe zyrtarisht ka marrë vendim për mbajtjen e grevës njëorëshe më 12 maj. Kjo pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka mbajtur premtimin se do të ketë dialog përmbajtësor, madje sipas tyre, nuk ka bërë asnjë hap konkret.

Greva njëorëshë do të mbahet në të gjithë sektorin e arsimit në të dy ndërrimet, që nga çerdhet e deri ne universitetet, raporton Indeksonline.

Më pas, më datë 20 maj do të vazhdohet me grevë, në të cilën, përveç udhëheqësve sindikalë, do të marrin pjesë edhe anëtarësia e duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date, nëse Qeveria nuk i qaset drejt dialogut me SBASHK-un.

Më poshtë vendimi i plotë:

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, konsideron se nuk është koha për grevë.