Të rinjtë nga Drenica i’a mesyjnë Himalajeve në Nepal

 

Sot, Endrit Nura, Ertrit Xani dhe Berat Rexhepaj ( HappyHikersKosova ) nga Komuna e Skënderajt janë nisur për të shkuar në Everest Base Camp 5365m dhe majen Kala Patharn 5645m, në Himalaje të Nepalit.

Ata për Rtv-Okarina kanë thënë se kjo është një sfidë e radhës për ta, pasi që Everesti është një nga majet me të larta në botë.
Everesti është maja më e lartë në botë, me lartësi mbidetare 8,848 metra, pjesë e vargut të bjeshkëve të Himalajës, në mes të Nepalit dhe Kinës.

Ata, për RTV-Okarina kanë treguar se do të ngjiten deri në kampin bazë i cili është 5365m dhe majen Kala Patharn 5645m

Endrit Nura, njëri nder të rinjtë nga Skënderaj i cili është edhe fotograf ka premtuar qe do te na sjell fotografi të bukura nga Himalajet ( Everest )

Kjo ekspeditë është organizuar nga Klubi Toka Expeditions,në krye me Adriatik Gacaferin, klub i cili bën organizime të karakterit të tillë në të gjithë boten.