Lëvizja Vetëvendosje, dega Qendra në Prishtinë, ka vendosur që kandidatë për deputetë të jenë tetë zyrtarë, në krye me liderin e partisë, Albin Kurti.
Kjo degë, pos Kurtit, ka propozuar për kandidatë edhe Liburn Aliun, Arben Vitinë, Xhelal Sveçlën, Glauk Konjufcën, Fitore Pacollin, Albulena Haxhiun dhe Hatixhe Hoxhën, ka bërë të ditur Atdhe Arifi, aktivistë i VV-së, përmes një postimi në Facebook.
“Na priftë e mbara, me Albinin përpara!”, ka shkruar Arifi.
Ndërsa partitë kanë të drejtë deri të shtunën të përpilojnë listat me kandidatë. Më pas, i merr Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për certifikim.
/RTV-OKARINA