Liverpool kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

Liverpool ka marrë një fitore me përmbysje kundër Villarrealit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi “The Reds” fituan 2-0 si vendas, kësaj radhe fituan 3-2 në “Estadio de la Ceramica”.

“Nëndetësja e verdhë” dominoi pjesën e parë, madje shënuan dhe dy gola me anë të Boulaye Dia në minutën 3′ dhe Coquelin në minutën 41′.

Në pjesën e dytë trajneri Klopp bëri zëvendësimin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes duke inkuadruar Diaz në vend të Jota.

Në minutën 62′ braziliani Fabinho shënoi golin e parë për anglezët nga një pozitë shumë e vështirë, kurse pesë minuta më vonë Luis Diaz barazoi rezultatin.

Për golin e 2-3 u përkujdes Sadio Mane në minutën 74 ku kaloi portierin dhe një mbrojrës, kurse me portën e boshatisur nuk gaboi dhe shuajti ëndrrën e spanjollëve për t’u kualifikuar në finale.

Në minutën e 85-të asistuesi i të dy golave për vendasit Etienne Capoue u ndëshkua me karton të kuq pasi që e lëshuan nervat dhe bëri një ndërhyrje të ashpër.

Liverpool do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Manchester City, me anglezët që fituan ndeshjen e parë 4-3.