Komandanti i FSK-së uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajramit

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari iu uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë!
Fitër Bajrami është një gëzim për të gjithë besimtarët myslimanë, por në të njëjtën kohë nxit dashuri dhe paqe, si shkas për të kultivuar marrëdhënie më të mira me familjarët, miqtë dhe të afërmit e të gjithë njerëzit ku do që jetojnë.
Qofshin të pranuara lutjet, agjërimi dhe sakrifica juaj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!