Franca premton të rrisë ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën

Pas një bisede me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Macron përsëriti gjithashtu shqetësimin e tij të fortë për bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase dhe “situatën e padurueshme” në qytetin port jugor të Mariupol, raporton BBC.

SHBA, Franca dhe aleatët e tjerë i kanë ofruar Kievit qindra artileri me rreze të gjatë për ta ndihmuar atë të kundërshtojë ofensivën e Moskës në rajonin Donbas në Ukrainën lindore.

Presidenca franceze tha gjithashtu se ndihma për Ukrainën arrin në më shumë se 615 ton pajisje, duke përfshirë pajisje mjekësore, gjeneratorë për spitale, ndihma ushqimore, ndihma strehimore dhe automjete emergjente.