Pesë persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e sontme që ndodhi në Klinë.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, shkruan rtvokarina.
“Tre persona janë arrestuar që dyshohet se janë të involvuar në rast dhe dy të tjerë janë shoqëruar”, kanë konfirmuar nga Policia.
“Klina Info”, medium lokal i njohur në Klinë, ka shpalosur detaje nga ngjarja e ndodhur.
Siç raporton mediumi, pak para rastit viktimat ishin duke ngrënë iftar në restaurantin që ndodhet aty afër.
Pas kësaj, ata kanë dalë nga restauranti ku jashtë ishin disa persona duke pritur, me të cilët janë përleshur.
Për pasojë, njëri nga dy vëllezërit ka mbetur i vrarë teksa tjetri i plagosur.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për lajmi.net se ata janë informuar në orën 20:43 minuta për rastin.
Fadil Gashi nga Policia e Pejës ka bërë të ditur se me të marrë raportimin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se janë dy persona të plagosur.
Fatkeqësisht, njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.
Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi/rtvokarina/