shkruan Fatos Gashi:
Mbi çështjen e shkollës “Drenica” në Polac”
Duke parë diskutimet e ditëve të fundit rreth çështjes së pronës dhe objektit të shkollës fillore në Polac e ku 70% e pronës i takon banorve të fshatit Kryshec, si perfaqesues i fshatit Kryshec dëshiroj të ndaj me ju edhe unë një mendim!?
Ne, si banorë të fshatit sigurisht që kemi nostalgji për atë shkollë, për atë vend dhe janë ndjenja që na i kujtojnë prindërit, vëllezrit, motrat, kusherinjt e shumë gjeneratave që moren dijen aty, po ashtu na kujtojnë mësuesit tonë të dashur si mësuesi Misim, mësuesi Qazim, mësuesin Latë dhe mësues tjerë.
Të nderuar, pas ndërtimit të shkollës së re tek lisat e që ishte edhe pëlqim i dy fshatrave për atë lokacion, tani i është hapur rruga që shkolla poshtë ose thënë më mirë prona poshtë, të ipet për shfrytëzim në të mirë të fshatit Polac dhe Kryshec. Deri këtu pajtohem!, por mospajtimi im vjen me pëzgjedhjen se çka do të investohet aty dhe takimin publik ku asnjë banor i fshatit Kryshec nuk ftohet, madje as unë si përfaqësues i Kryshecit.
I nderuar kryetar Fadil Nura, unë në fshatin tim e shoh që problemin kryesor përveç rinisë që po ikin jashtë vendit, e kemi edhe punësimin e grave ku 90% janë në gjendje të punojnë, por rreth 99.9% janë të papunësuara, edhe po të tregoj që në fabriken e betonit as unë nuk punoj se për gra hiq se hiq.
I nderuar kryetar, ju keni mbajtur një takim me disa shokë edhe jeni thirrur në emrin e banorve të lokalitetit ku unë e di që edhe ti e din mirë që aty asnjë banor i fshatit Kryshec nuk ka marrur pjesë edhe as një mendim,kundërshtim apo mbështetje se keni kërkuar as marrur. Ok, keni të drejtë me u thirr në banor se janë të tillë të fshatit Polac, por diçka që me ka prekur shumë thellë është edhe fotografia ku unë pashë një profesor shumë të nderuar Ramiz Polacin dhe poashtu edhe djalin e mësuesit shumë të nderuar Rrustem Hoti, Avni Hotin, dhe me aq lehtësi dhan pëlqim që aty të vie një firmë e betonit, pluhurit, ndotjes dhe zhurmës, e që sinqerisht më kanë befasuar!
I nderuar kryetar Fadil Nura, tu kisha lut ty dhe asamblistve që mos e jepni atë vend për vitra, se vitrat ipen aty ku nuk ka e jo aty ku ka boll.
Mandatin e ke 4 vjeqar mos u ngut gjeje një firmë që na hyn në punë gjith këtij lokaliteti edhe me kënaqesinë më të madhe unë do ti mbledh nënshkrimet pro pëlqimit të banorve t’Kryshevcit, edhe ja shohim hajrin ne edhe ju si komunë.
Në të kundërtën duhet me e përdor atë thënien e Ramiz Lladrovcit që “forca e bënë fuqinë” sepse ju mundeni me marrë vendim e edhe ta votoni në Asamble, por të garantoj që nuk do të i’u bëjë nder juve në kohë afatgjatë!
Me respekt
Fatos Gashi – Përfaqësues i fshatit Kryshec!