Drenica merr një pikë në “Fadil Vokrri”

Drenica dhe Prishtina kanë luajtur sot baras në kuadër të xhiros së 30-të të BKT Superligës.

Një ndeshje me raste nga të dy skuadrat në pjesën e parë ku pamë dhe dy gola.

Në minutën 37′ Kryeziu shënoi nga afërsia pas asistimit të Besnik Keasniqit, me golin që u konfirmua nga VAR-i pas dyshimit për pozitë jashtë loje.

Në minutat shtesë drenicasit shënuan golin e barazimit me realizatir Osman Mëziun i cili goditi bukur brenda zonës dhe çoi topin në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë kishte ritëm të lartë nga dy skuadrat, por asnjëra nuk arritën të shënonin golin e fitores.

Pas këtij barazimi skuadra kryeqytetase mbetet e pesta me 39 pikë, kurse kuqezinjtë nga Skenderaj ndodhen në pozitën e tetë me pikë të barabarta me Dukagjinin e vendit të nëntë, por falë golaverazhit më të mirë ndodhet e teta dhe jashtë zonës së kuqe.